FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I derdhet kafja, Kryeministri holandez rrëmben leckën dhe e pastron vetë. Ja gjesti i sanitareve (Video)

Kryeministri holandez ka shkaktuar një incident të vogël në ambientet e parlamentit. Mark Rutte kishte marrë një kafe në gotë plastike, por papritur i ka rënë në tokë dhe e ka derdhur.

Ndonëse të gjithë prisnin që vendin ta pastronin sanitaret dhe ai të vazhdonte rrugën, kryeministri holandez duke buzëqeshur nuk ka nguruar të marrë kovën dhe leckën dhe ta pastrojë vetë kafen e derdhur.

Mark Rutte është vlerësuar dhe duartrokitur nga sanitaret për gjestin e tij. Ky gjest ndoshta nuk do të bëhej nga presidenti amerikan Donald Trump apo ai turk Erdogan.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?