I nxorri të palarat Amerikës, gjykata britanike merr vendimin për Assange

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange është dënuar me 50 javë burg nga një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar.

Mbi të rëndon akuza e shkeljes së lirisë me kusht, në kohën kur ai u strehua në ambasadën e Ekuadorit në 2012-ën, për të shmangur ekstradimin në Suedi.

Assange është në kërkim nga autoritetet suedeze nën akuzën e ngacmimeve seksuale dhe përdhunimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e nesërme ai do të dalë në një seancë dëgjimore, ku do të merret vendimi për ekstradimin e tij drejt ShBA-ve, për shkak të ndërhyrjes në serverat e ushtrisë amerikane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Avokati mbrojtës i Assnage, Mark Summers u shpreh se klienti i tij ka jetuar nën një frikë të paimagjinueshme, për shkak të një ekstradimi të mundsëm në Suedi ose në Amerikë, pas publikimit të të dhënave sekrete të ShBA-së.

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm shumë mbështetës të Assange, të cilët shpërthyen në kor duke thërritur “turp të keni”, pasi gjykata dha vendimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?