I rrëmbyen të bijën, babai i 20-vjeçares: Ajo është shumë e brishtë, ky është një krim kundër njerëzimit

Vajza 20-vjeçare e Tomer Shalom është zhdukur që nga fundjava. Ai thotë se kapja e pengjeve nga militantët e Hamasit është një “krim kundër njerëzimit”. Në një intervistë për CNN, Shalom tha se vajza e tij, Noam, e thirri atë e frikësuar dhe duke qarë rreth orës 8:30 të mëngjesit të së shtunës, nga një festival muzikor në Izraelin jugor pasi militantët e Hamasit sulmuan ngjarjen.

“Është përtej të kuptuarit. Ju nuk mund ta imagjinoni këtë situatë që fëmijët do të kërcejnë dhe ju e dini, do të argëtohen dhe do të shkojnë në klub dhe ata nuk do të kthehen në shtëpi sepse janë kapur”, tha Shalom.

Sipas autoriteteve izraelite, të paktën 260 njerëz vdiqën në sulmin e festivalit dhe një numër i panjohur personash u morën peng në Gaza. Shalom tha se vajza e tij, një ndihmës mjeke, foli me një mik në telefon rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës nga një ambulancë ku një mik tjetër po trajtohej për një plagë me armë zjarri. “Që atëherë, është hera e fundit që dikush ka dëgjuar për të”,-u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shalom tha se situata është shumë e brishtë. “Nëse e lëmë këtë gjë, nëse nuk ngremë zërin tani, normalizojmë situatën Të gjithë duhet të ngremë zërin, nuk duhet të lejohen të marrin fëmijë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?