FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Idetë e Merkel për reformimin e eurozonës

Kancelarja gjermane, Angela Merkel detajoi sot për herë të parë përgjigjen e saj ndaj Emmanuel Macron mbi reformimin e eurozonës, duke pranuar një buxhet investimesh dhe duke mbështetur krijimin e një Fondi Monetar Europian.

“Ne kemi nevojë për më shumë konvergjencë ekonomike mes shteteve anëtare brenda eurozonës”, deklaroi kancelarja gjermane në një intervistë të publikuar nga e përditshmja “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

“Për këtë arsye ne kemi propozuar një buxhet investimesh për eurozonën në kontratën e koalicionit të qeverisë së re gjermane mes konservatorëve dhe socialdemokratëve. Dhe jam pro kësaj”, shtoi Angela Merkel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kancelarja për sa i përket shumës foli për një shifër të limituar në dy shifra në miliardë euro, ose disa dhjetëra miliardë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë këto deklarata mbeten ende largë dëshirave të presidentit francez, i cili ka propozuar një buxhet të zonës euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?