​Insekti më vdekjeprurës, ka vrarë 52 miliardë njerëz

Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve pretendon se gjallesa që paraqet kërcënimin më të madh për speciet njerëzore nuk ka asnjë lidhje me kafshët e egra të rrezikshme. Mushkonjat vrasin më shumë njerëz në botë se çdo kafshë tjetër!

Edhe pse nuk i konsiderojmë ato të rrezikshme por vetëm shqetësuese, lista e sëmundjeve vdekjeprurëse që mund të vijnë nga mushkonjat është mjaft e gjatë.

Disa nga më të njohurit janë malaria, virusi zika, ethet e dengos, chikungunya dhe virusi i Nilit Perëndimor, të cilat transmetohen nga kafshimet e mushkonjave dhe vrasin miliona njerëz çdo vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në 200,000 vitet e kaluara, në tokë kanë jetuar rreth 108 miliardë njerëz. Pothuajse gjysma ose rreth 52 miliardë për të qenë të saktë, janë vrarë nga mushkonjat” tha Timothee Vanguard, autor i librit “Mushkonja: Historia e predatorit më vdekjeprurës të njerëzimit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?