Intensifikohet fushata për zgjedhjet europiane
“Në Greqi është intensifikuar fushata për zgjedhjet europiane dhe ato lokale që do të mbahen më 26 Maj. Edhe grekët pajtohen që këto zgjedhje konsiderohen si vendimtare për të ardhmen e Europës. Por këtu beteja elektorale ka tone të theksuara kombëtare, sepse partitë kryesore greke i kanë dhënë fushatës karakterin e një ballafaqimi elektoral, prej të cilit do të rezultojë qeveria e ardhshme e vendit”.
Kryeministri grek Aleksis Cipras refuzoi kërkesën e opozitës për afrimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme. Partitë e opozitës kërkojnë që zgjedhjet parlamentare të mbahen krahas atyre lokale dhe europarlamentare, por Cipras thotë se ato do të mbahen në muajin Tetor, kur mbaron mandati aktual qeverisës.
Edhe pse sondazhet nxjerrin në krye Demokracinë e Re në opozitë, Cipras u shpreh i bindur për fitoren duke thënë ishte mësuar të humbiste në sondazhe dhe të fitonte në kutitë e votimit.
Komentet i bëri në një intervistë televizive, ku vlerësoi se Marrëveshja e Prespës me Shkupin do të ketë impakt pozitiv për partinë e tij në zgjedhje. Demokracia e Re reagoi me një deklaratë për shtyp, ku tha se Cipras do ta marrë përgjigjen e merituar në zgjedhje, pas 40 ditësh.
KOHA JONË SONDAZH

