Ish-kryeministri Davutoglu kritikon ashpër partinë e Erdoganit

Ish-kryeministri i Turqisë dhe aleati i ngushtë i presidentit Erdogan, Ahmet Davutoglu, e ka kritikuar ashpër partinë në pushtet, duke thënë se ndryshimi i politikave të saj dhe aleanca me nacionalistët kanë ndikuar që ata të arrijnë rezultate të dobëta në zgjedhjet lokale të marsit.

Gjatë deklaratës së parë sfiduese ndaj Erdoganit që nga largimi nga pushteti para tre vjetësh, Davutoglu, i cili vetë është anëtar i partisë së presidentit, i kritikoi politikat ekonomike të partisë, kufizimet ndaj medieve dhe dëmtimet e shkaktuara në ndarjen e pushtetit nga institucionet.

Davutoglu është figurë e lartë e partisë dhe shërbeu si kryeministër i Turqisë nga viti 2014 deri në vitin 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia e tij i humbi zgjedhjet në Ankara dhe Stamboll, të cilat janë dy qendrat kryesore të Turqisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rezultati i zgjedhjeve dëshmon që politika e aleancave e ka dëmtuar partinë tonë në aspektin e votave të fituara dhe në aspektin e identitetit”, tha Davutoglu përmes një deklarate me 15 faqe.

Partia AKP, e udhëhequr nga presidenti turk, formoi koalicion me Lëvizjen Nacionaliste para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në qershor të vitit të kaluar, në të cilat Erdogani e fitoi një mandat tjetër.

Davutoglu bëri thirrje që partia të reformohet nga brenda. “U bëj thirrje udhëheqësve të partisë që t’i vlerësojnë me koka të ftohta të gjitha këto çështje dhe vizionin tonë për të ardhmen”, shtoi ai, shkruan “Reuters”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?