Ish-presidentja dënohet me 25 vite burg
Një gjykatë Apeli në Korenë e Jugut, dënoi ish-presidenten, Park Geun-hye, me 25 vjet burgim të premten, pas akuzave për përfshirjen në një skandal korrupsioni, që e rrëzoi atë nga pushteti në vitin 2017.
Park u bë udhëheqësja e parë, e zgjedhur në mënyrë demokratike në Korenë e Jugut, që la detyrën kur Gjykata Kushtetuese e shkarkoi atë për shkak të një skandali korruptiv miliona dollarësh.
“Marrëdhëniet e tilla jo etike midis fuqisë politike dhe fuqisë financiare dëmtojnë thelbin e demokracisë dhe shtrembërojnë rendin në ekonominë e tregut, duke u dhënë njerëzve një ndjenjë të rëndë humbjeje dhe mosbesimi të thellë në shoqërinë tonë”, tha në vendim gjyqtari kryesues Kim Mun-Suk.
KOHA JONË SONDAZH

