Ishte duke kryer hetime për drogë, ekzekutohet zv.komandanti i policisë në SHBA

Zëvendëskomandanti i policisë në Louisiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një tjetër person janë vrarë gjatë të shtënave në hetimet për drogë. Autoritetet amerikane kanë njoftuar se zyrtari policor ka vdekur në vend.

Ai kishte marrë urdhrin për bastisjen e një shtëpie, në të cilën dyshohej se po kryheshin aktivitete kriminale.

Një burrë dhe një grua që ndodheshin në shtëpi, janë përfshirë në të shtënat me armë, ndërkaq burri nuk u ka mbijetuar plagëve, kanë njoftuar autoritetet në Louisiana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një person është arrestuar, por autoritetet nuk kanë bërë të ditur emrin e të dyshuarit dhe të viktimave të tjera. Detajet për sulmin ndaj policit nuk janë publikuar për shkak të hetimeve që janë duke vazhduar në lidhje me trafikimin e drogës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?