Itali/ Deputetja e 5 Yjeve dhunohet në një super-market

Deputetja e “M5S”, Lëvizja 5 Yjet, Mara Lapia është sulmuar nga një person i paidentifikuar në një super-market në provincën e Nuoros, në Sardenjë, duke pësuar “një thyerje të brinjëve dhe plagë të ndryshme”.

Incidenti është raportuar nga kreu i grupit M5 në Senatin italian, Francesco D’Uva, i cili e gjykon “shumë serioz dhe të patolerueshëm, që një burrë, në mënyrë të pabesë dhe çnjerëzor, godet dhunshëm një grua për ta lënë të përfundojë në ato kushte”.

Janë të panjohura, për momentin, arsyet e sulmin, por policia po heton për rindërtimin e incidentit. Në emër të të gjithë grupit të Lëvizjes 5 Yjet, D’Uva theksoi se “jemi pranë Marës dhe se kemi nevojë për të. Të gjithë e dimë se është një grua e fortë dhe do të shërohet nga ky makth i shëmtuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhet më mbështetje të saj erdhën edhe nga Presidenti i Dhomës, Roberto Fico, nga Zëvendëskryeministri Luigi Di Maio, nga Ministrja Giulia Grillo dhe nga Presidenti i Departamenteve të Forza Italia-s, Mariastella Gelmini.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image result for mara lapia

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?