Itali/Edhe pse masat janë strikte. Të moshuarit e të rinjtë nuk rrinë dot në shtëpi, dalin shëtitje
Edhe pse qeveria italiane ka urdhëruar të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit, në Milano duket se rregullat nuk respektohen.
Nga të rinjtë e deri ata në moshë, kishin vendosur që të dilnin për një shëtitje dhe të merrnin ajër të pastër, edhe pse ishin në kundërshtim me rregullat strikte të qeverisë.
Madje shumë të tjerë janë ankuar tek autoritetet përkatëse për këta persona që nuk qëndrojnë dot të mbyllur në shtëpi.
Nga fotot e realizuara nga IPA e të publikuara edhe nga “TGCom”, duket qartë se si vendi është bosh, por janë edhe ata pak njerëz që kanë preferuar një shëtitje.
KOHA JONË SONDAZH

