Itali/ Plagosi me thikë pronarin e një lokali, arrestohet shqiptari

Ka përfunduar me dy goditje me thikë sherri mes një 32-vjeçari shqiptar dhe pronarit të një bari në Itali.

32-vjeçari e goditi në kraharor dhe në shpatull italianin, ndërsa arrestimi i tij nga policia u bë menjëherë pas ngjarjes.

Sipas mediave italiane, pas kontrollit në shtëpinë e shqiptarit, ku jetonte së bashku me vëllain e tij, u gjetën gjithashtu më shumë se 130 objekte të çmuara, të cilat dyshohet se janë të vjedhura, si dhe 2800 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sherr mes tyre kishte filluar që me datën katër pril, ku shqiptari kishte ngacmuar shokun e pronarit të barit, e pas grindjes mes të dyve ishin shkaktuar edhe dëme në lokal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa takimi i ditës së sotme, për të sqaruar ngjarjen, filloi me diskutime të ashpra në lokal e më pas, shqiptari dhe pronari i lokalit kanë dalë jasht, ku dhe ka filluar konfrontimi fzik, shkruajnë mediat italiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?