Ja pse zjarrfikësit nuk hodhën ujë nga lart për shuarjen e flakëve në “Notre Dame”
Gjatë kohës që katedralja e ‘Notre Dame’ në Paris ishte ende në flakë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump reagoi në ‘Twitter’ duke propozuar hedhjen e ujit nga lart për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Nuk ishte vetëm Trump që mendonte për diçka të tillë, por edhe shumë njerëz në të gjithë botën kanë reaguar në rrjetet sociale duke ngritur pyetjen pse autoritetet franceze nuk e ndërmorën atë hap, që mund të shuante më shpejtë flakët.
Autoritetet franceze reaguan më pas dhe theksuan se hedhja e ujit do të dobësonte strukturën e katedrales, duke rrezikuar një dëmtim edhe më të madh.
Kjo është ilustruar edhe nëpërmjet disa videove që janë shpërndarë në rrjetet sociale, që tregojnë forcën e ujit kur hidhet nga një distancë e konsiderueshme. Pamjet tregojnë se në godina në flakë, ndryshe nga zjarret në pyje, hedhja e ujit me helikopterë apo avion nuk është një zgjidhje e zgjuar.
In case you were wondering why you can't just drop tanks full of water on burning buildings. Source: https://t.co/33UsX92Rwi pic.twitter.com/cO9RGhRn4B
— Simon Kuestenmacher (@simongerman600) April 18, 2019
KOHA JONË SONDAZH

