”Jelekët e Verdhë” edhe në Londër

Urat kryesore të Londrës, “Tower”, “Westminster” dhe “Waterloo” u bllokuan sot nga protestues britanikë, të cilët ashtu si ata francezë ishin veshur me jelekë të verdhë.

Këta protestues janë pro ndarjes së Britanisë nga BE-ja, dhe demonstratat u zhvilluan teksa kryeministrja Tereza Mej ishte duke zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e BE-së në Bruksel.

Protestuesit u mblodhën fillimisht te ura Uestminister por policia ndërhyri dhe i shtyu jashtë ure, e kështu vazhduan me radhë me urat e tjera, “Tower” dhe “Waterloo”. Protestuesit ishin të paktë në numër dhe këndonin pro ndarjes nga Europa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?