“Jelekëverdhët” nuk tërhiqen nga protesta, blindohet Parisi

Vazhdojnë protestat e dhunshme kundër qeverisë në Francë. Pas fitores për çmimin e naftës, në javën e katërt të demonstratave “jelekverdhët” kërkojnë daljen e vendit nga BE dhe NATO dhe që qeveria të rrisë me 40%  pagën minimale.

Mediat franceze shkruajnë se ka patur tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa është përdorur edhe gazi lotsjellës ndaj protestuesve.

YouTube player

Parisi nga ana tjetër është blinduar nga forcat e armatosura të policisë të gatshëm për një tjetër konfrontim me protestuesit “jelekëverdhë”, të cilët janë në javën e katër të demonstratave për kushtet e jetesës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të paktën 89 mijë  forca policie janë angazhuar përgjatë gjithë vendit, nga të cilët 8 mijë janë vendosur në Paris për të shmangur përplasje të dhunshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?