Juncker për brexit: Marrëveshja nuk negociohet!

Bashkimi Europian është gati t’i japë më shumë garanci Britanisë mbi marrëveshjen tashmë të arritur, por nuk do ta rinegociojë traktatin apo protokollin për kufirin irlandez.

Kreu i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker u tregua i prerë për këtë gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian.

Juncker-i u shpreh gjithashtu i “habitur” me pamundësinë e kryeministres Theresa May për ta kaluar marrëveshjen në parlament.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka një të ftuar të papritur në Këshillin Europian: Brexit-i. Habitem pasi ne ramë dakord më 25 nëntor me qeverinë britanike. Më duhet ta përsëris, marrëveshja e arritur është më e mira e mundshme. E vetmja e mundshme ndaj dhe nuk mund të rinegociohet …”

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministrja britanike Theresa May e shtyu votimin në Parlament të marrëveshjes me BE dhe ka filluar takimet me krerët e vendeve anëtare, përshirë dhe kancelaren gjermane Angela Merkel.

Shtyrja e votimit ka sjellë frustrim tek publiku, pasi tani hyn në lojë edhe mundësia e një referendumi të dytë dhe anulimi i Brexit-it.

Në favor të anulimit të Brexit-it është edhe protestuesi Steve Bray që çdo mbrëmje proteston pas grupeve televizive që raportojnë nga Westminster, selia e qeverisë.

Pavarësisht paqartësive politike, bursat dhe kursi i këmbimit i paundit reaguan pozitivisht ndaj shtyrjes së votimit të marrëveshjes në Parlament.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?