FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kampionët e “Super Bowl” i injoruan ftesën, Trump: Gjest i pasjellshëm nga ana e tyre

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka anuluar vizitën vjetore në “Shtëpinë e Bardhë” për skuadrën kampione të “Super Bowl”, Philadelphia Eagles pasi shumica e lojtarëve nuk donin të merrnin pjesë.

Lajmi është konfirmuar dhe nga vetë Trump që në një status në rrjetin social “Twitter” ka theksuar se nuk do të organizohet pritje për skuadrën e Philadelphia, duke prishur kështu trendin që skuadrat kampione të futbollit amerikan bënin vit pas viti.

“Ekipi i futbollit i Philadelphia Eagles u ftua në Shtëpinë e Bardhë. Për fat të keq, vetëm një numër i vogël lojtarësh vendosën të vinin, dhe ne anulojmë ngjarjen. Qëndrimi në dhomat e zhveshjeve gjatë luajtjes së himnit  tonë kombëtar është po aq i pasjellshëm për vendin tonë. Na vjen keq!”-thuhet në statusin e Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?