Kanadaja ”në mëshirë” të zjarreve

Afrimi i zjarreve masive, të cilat kanë arritur 17 km larg qytetit Jellou Najaf, ka detyruar qeverinë kanadeze të urdhërojë evakuimin e banorëve. Sipas njoftimeve të autoriteteve lokale, janë rreth 20 mijë personat të cilëve u është bërë apel të lënë banesat e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

Forcat e armatosura kanadeze po ndihmojnë zjarrfikësit në largimin e banorëve përmes avionëve të llojit “Hercules”. Mbi 200 zjarre kanë shkrumbuar një sipërfaqe të madhe toke në rajonin e njohur si Territoret Veri-perëndimore.

15 për qind e popullsisë së territoreve Veri-perëndimore është evakuuar. Zyrtarët thonë se shumica e akseve rrugore janë të sigurta, por theksojnë edhe se nëse tymi i zi kufizon shikueshmërinë, njerëzit që largohen nga Jellou Najf nga autostrada do të shoqërohen përmes zonës aktive të zjarrit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?