Kandidati që doli i treti në Turqi, jep mbështetjen për Erdogan
Presidenti turk, Rexhep Tajp Erdogan ka siguruar mbështetjen e ultra-nacionalistit të renditur i treti në raundin e parë të presidencialeve në vend. Sinan Ogan është takuar në fundjavë me liderin turk dhe më pas ka mbajtur negocjata konfidenciale me aleatët e liderit opozitar Kemal Kilicdaroglu.
“Ne do të mbështesim kandidatin e Aleancës Popullore, Rexhep Tajip Erdogan, në raundin e dytë të zgjedhjeve. Unë ftoj votuesit e mi të mbështesin Erdogan në raundin e dytë”, tha ai.
Ogan e përshkruan veten si mbështetës të nacionalizmit turk dhe ka bërë fushatë me premtime për largim të refugjatëve në vend dhe për ashpërsim të masave ndaj grupeve militante kurdë. 54-vjeçari është përpjekur gjithashtu të ndalojë ndryshimet kushtetuese të opozitës për zbutjen e neneve të nacionalizmit turk.
KOHA JONË SONDAZH

