Kapet me mbi 1000 armë pranë lagjes më VIP

Një 57 vjeçar fshihte rreth 1000 armë në shtëpi, dhe aq shumë municion sa për të armatosur një ushtri. Dhe vila e tij ishte ngjitur me lagjen e pasur të Beverli Hills, pranë shtëpisë së Playboy Mansion.

Policia e Los Anxhelosit hyri në shtëpinë e 57 vjeçarit Girard Damien Saenz, pasi u kap duke shitur e duke dhënë armë me qira. “S’kisha parë ndonjëherë kaq shumë armë dhe kam 31 vite në polici”, tha togeri Kris Ramirez i policisë së Los Anxhelesit.

Sipas ligjeve të Amerikës, i dyshuari mund të dalë nëse paguan 50 mijë dollarë, por ndërkohë mund të ngrihen edhe akuza të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?