Kapet sasi rekord droge në Uruguai, 6 tonë kokainë
Uruguai ka sekuestruar 6 ton kokainë, sasia më e madhe e drogës e kapur në historinë e vendit të Amerikës se Jugut. Sipas autoriteteve vendase, droga u kapë në portin e Montevideos.
Droga ishte fshehur në katër kontenierë me miell soje me destinacion kryeqytetin e Togos, Lome në Afrikë.
Dyshimet ishin ngritur nga fakti se firma e eksportit nuk kishte transportuar miell soje në të kaluarën dhe ky produkt nuk konsumohet masivisht në Afrikë.
Uruguai është duke u përdorur gjithnjë e më shumë si pikë tranziti për të trafikuar drogën nga Amerika Latine në Afrikë, me destinacion final vendet europiane.
Mediat lokale raportojë se një e treta e kokainës së konsumuar në evropë kontrabandohet nëpërmjet Afrikës. Në Nëntor të këtij viti në të njëjtin port në Uruguai u sekuestruan tre ton kokainë.


KOHA JONË SONDAZH

