“Karantina” gjigante në mes të oqeanit (VIDEO)

Anija “Grand Princess” kishte dalë në det për një udhëtim 15-ditor dhe të shtunën duhet të rikthehej. Por duke qenë se të paktën 12 persona që janë në anije kishin udhëtuar më parë me të infektuarin, tani ajo është shndërruar në një karantinë gjigante në mes të oqeanit Paqësor. Për të testuar pasagjerët, Roja Bregdetare dërgoi me helikopter pajisjet të enjten. Rezultatet pritet të dalin të premten. Sipas autoriteteve, në anije ndodhen 2383 pasagjerë dhe 1100 pjesëtarë të ekuipazhit. Në total, 35 vetë kanë shfaqur simptoma gripi gjatë udhëtimit, por pjesa më e madhe e kanë rimarrë veten dhe nuk kanë më probleme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?