Këshilltari i Trump: SHBA dhe Rusia kanë arritur përparime në shumë tema

“Ka mosmarrëveshje të ndryshme ndërmjet Rusisë dhe SHBA-ve, por megjithatë kemi bërë përparim në shumë tema”, kështu ka deklaruar këshilltari i Donald Trump për sigurinë kombëtare, John Bolton, pas takimit me sekretarin rus, Nikolas Patrushev, në Gjenevë.

Patrushev ndërkohë ka thënë se janë pajtuar për të vazhduar punën në Këshillin e Sigurimit dhe për të hapur komunikimin ndërministror të të dyja vendeve.

Në takim është diskutuar edhe për çështjen e kontrollit të armëve, problemit të Sirisë dhe pranisë së forcave iraniane atje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë mendoj se Rusia ndan pikëpamjen tonë se forcat iraniane duhet të tërhiqen nga Siria”, ka deklaruar Bolton. Bolton ka thënë se qëndrimi i SHBA-ve për sanksionet ndaj Iranit nuk ndryshon edhe pas këtij takimi me Patrushev.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?