Kiev: 20 ukrainas arrestohen çdo ditë, tentojnë të largohen nga vendi

Rreth 20 ukrainas arrestohen çdo ditë, të cilët përpiqen të udhëtojnë jashtë vendit ilegalisht. Këtë e ka bërë të ditur Andriij Demchenko , zëdhënës i rojeve kufitare ukrainase, shkruan Kiev Independent, duke specifikuar se sipas ligjit ushtarak, burrave nga mosha 18 deri në 60 vjeç u ndalohet të udhëtojnë jashtë vendit pa leje të posaçme.

Disa prej tyre përdorin certifikata false vdekjeje të grave të tyre pasi ligji i lejon prindërit e vetëm të kalojnë kufirin. Në raste të tjera, burrat ukrainas falsifikojnë edhe certifikatat e lindjes së fëmijëve, tha i njëjti burim. Sipas ligjit, burrat që kanë 3 ose më shumë fëmijë deri në moshën 18 vjeç mund të kalojnë kufirin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?