Kim Jong-un paralajmëron se do të rrisë arsenalin bërthamor në Koreun e Veriut
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka paralajmëruar se do të rrisë arsenalin bërthamor të vendit të tij. Kim njoftoi planet për të prodhuar në masë armët taktike bërthamore, ndërsa zhvillon një raketë të re balistike ndërkontinentale (ICBM).
The Times shkruan se qëllimi kryesor do të ishte një “kundërsulm i shpejtë bërthamor”. Në një takim të Partisë së Punëtorëve të Koresë në pushtet, Kim u shpreh se niveli i “presionit ushtarak” që po ushtrohej mbi veriun ishte në “maksimum”, duke treguar asetet e sulmeve bërthamore të SHBA në Korenë e Jugut dhe bashkëpunimin ushtarak midis Seulit, Amerikës dhe Japonisë.
Koreja e Veriut lëshoi të paktën tre raketa balistike me rreze të shkurtër të shtunën që ranë në detin në lindje të Gadishullit Korean, sipas Koresë së Jugut dhe Japonisë. Gjithashtu dje ka lëshuar një tjetër raketë.
Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut në deklaratë bëri me dije: “Ne paralajmërojmë seriozisht se nëse Koreja e Veriut bën një përpjekje për të përdorur armë bërthamore, kjo do të çonte në fundin e regjimit të Kim Jong-un”.
Vitin e kaluar thuhet se Pheniani ka lëshuar 70 raketa balistike. Në vitin 2019 ishin katër prova raketash, dhe në 2020 ishin tetë.
KOHA JONË SONDAZH

