Kim Jong Un urdhëron zgjerimin e arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar një zgjerim të arsenalit bërthamor të shtetit të tij dhe zhvillimin e më shumë raketave të fuqishme balistike ndërkontinentale.
Në një takim të Partisë së Punëtorëve në pushtet, Kim theksoi nevojën për të siguruar “fuqi dërrmuese ushtarake” për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e saj
“Ata tani duhen të izolojnë dhe ngufasin Korenë e Verut, që është gjë e paprecedentë në historinë njerëzore. Kjo situatë kërkon që të dyfishohen përpjekjet për të forcuar në masë të madhe muskujt ushtarakë”, theksoi ai.
Muajin e kaluar, Koreja e Veriut pretendoi se ka kryer teste kyçe për zhvillimin e një arme të re strategjike, që me gjasë është referencë për një raketë balistike ndërkontinentale.
Koreja e Veriut e sheh Korenë e Jugut si shtet armik, ndërkaq thotë se SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë politika armiqësore ndaj Veriut
KOHA JONË SONDAZH

