Kim Jong-un vëzhgon testet e pajisjeve raketore pas rikthimit të kërcënimeve

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, vëzhgoi stërvitjet ushtarake dhe testimin e disa pajisjeve raketore.

Kjo u konfirmua nga media shtetërore e vendit komunist. Gjithashtu, një numër i konsiderueshëm armësh me rreze të shkurtër janë lëshuar nga gadishulli Hodo në drejtim të detit të Japonisë.

Lideri i Koresë së Veriut urdhëroi këto testime për të rritur aftësitë luftuese të vendit të tij. Për këto zhvillime reagoi dhe presidenti amerikan Donald Trump duke thënë se shpreson që Kim nuk do të rrezikojë rrugën për marrëdhënie më të mira mes dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?