Kina bën hapin e parë – Heq për 3 muaj tarifat ndaj importeve të makinave nga SHBA

Pekini zyrtar deklaroi së fundmi se që prej datës 1 Janar të vitit që vjen do të pezullojë për një afat 3-mujor tarifën prej 25% ndaj makinave që importohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky vendim vjen pas marrëveshjes së armëpushimit të arritur mes  Pekinit dhe Washingtonit.

Ministria kineze e financave deklaroi se, pezullimi i tarifës prej 25% do të jetë për 144 lloj automjetesh dhe pjesësh këmbimi që importohen nga shtetet e bashkuara si dhe prej 5% për 67 produkte shtesë, po në këtë sektor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidentët e të dy vendeve ranë dakord që të lehtësojnë impaktin e luftës tregtare për 90 ditët e para të vitit që vjen, pas darkës mes tyre në Argjentinë gjatë punimeve të samitit të G20 më 1 Dhjetor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lëvizja e Pekinit zyrtar për heqjen e tarifës ndaj automjeteve duket se është hapi i parë drejt këtij armëpushimi. Vlerësimet paraprake tregojnë se me këto tarifa në 25%, shitjet e makinave amerikane mund të bien deri në 12% në skenarin më të keq.

General Motors dhe Fiat Chrysler nga ana tjetër projektohen si fituesit më të mëdhenj të luftës tregtare pasi pritet të nxisin ndjeshëm prodhimin vendas. E ky është pikërisht synimi i Donald Trump. Gjatë nëntorit ndërkohë, të dhënat tregojnë se, shitjet e makinave kanë rënë me 14%.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?