Kishte koronavirus, japonezi bën namin duke shkuar nëpër lokale për ta përhapur

Një burrë rreth 50 vjeç, i cili ishte me koronavirus, ka shkuar nëpër lokale të ndryshme për të përhapur qëllimisht virusin, përpara se të dërgohej në spital nga policia. Ngjarja ka ndodhur në Japoni.

Ai doli pozitiv, por ishte dërguar në shtëpi nga doktorët, të cilët i kishin thënë të izolohej përpara se të shtrohej në spital. Japonezi nuk e ndoqi këtë këshillë dhe i tha një të afërmi se do të përhapte sa më shumë virusin. Për ta bërë këtë ai vendosi të shkonte nëpër baret me më shumë njerëz në Gamagori.

Në njërin prej tyre ai zbuloi se ishte prekur nga virusi. Në panik, njerëzit lajmëruan policinë që erdhi për ta marrë dhe për ta dërguar në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?