Koreja e Jugut i kryen analizat në rrugë për Covid-19, përgjigjia me SMS pas 2 orëve (video)

Mandatory Credit: Photo by MARK R CRISTINO/EPA-EFE/REX (10532551b) Passengers wearing face masks who arrived from Guangzhou, China prepare to exit the airport at the Ninoy Aquino International Airport in Manila, Philippines, 22 January 2020. According to media reports, at least nine people have died and more than 400 people are confirmed infected by a new respiratory virus which was first detected in Wuhan, China. The virus, called the coronavirus, can be passed between humans and has spread to the USA, Thailand, South Korea, Japan and Taiwan. Coronavirus security measures at the Manila International Airport in Manila, Philippines - 22 Jan 2020

Në shumë vende të botës përfshirë dhe Korenë e Jugut po implementohen qëndra testimi për Covid-19 përgjatë rrugëve kryesore të vëndit. Ekipi i gazetarëve i Wall Street Journal siç mund të shihet dhe nga video e mësipërme vizitoi njërën prej këtyre qëndrave ambulante të hapura nga shteti, në Seul të Koresë së Jugut. Mënyra e testimit në këto qendra, në të cilat ti fare lehtë mund të kalosh me makinë, funksionon në këtë mënyrë. Fillimisht ti plotëson një formular e në bazë të përgjigjeve mjekët e specializuar shohin nëse është i nevojshëm testimi për Covid-19 për ty.  Nëse është i nevojshëm mjekët të masin temperaturën e të marrin një kampion sekrecionesh nga hunda. Pas disa orësh ty të vjen një përgjigje me mesazh nëse je apo jo i infektuar me koronavirus.

Këto qendra ambulante testimi kanë rezultuar shumë të sukseshme në vendet që janë implementuar. Ato falë numrit të madh të tyre e shpejtësisë së mënyrës së mbledhjes së kampioneve nuk kanë krijuar rradhë të gjata për shoferët që duan të dinë për veten e tyre si dhe familjarët nëse janë të prekur nga virusi. Në Kore të Jugut, vëndi i katërt me përhapjen më të madhe të Covid-19 në botë, me plot 8162 raste të konfirmuara, qeveria ka hapur mbi 500 qendra të këtilla testimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Drive-Thru Testing Launched To Stop Coronavirus Spread In South Korea | NBC News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?