Koronavirusi/Ish-futbollisti pozitiv, dyshohet se ka infektuar 13 persona

Koronavirusi ka prekur edhe ish-lojtarin e kombëtares së futbollit të Danimarkës, Thomas Kahlenberg, i cili ka rezultuar pozitiv. Kahlenberg, i cili ishte pjesë e kombëtares së Danimarkës, e cila mori pjesë në Kupën e Botës 2010, është futur në karantinë. Kohët e fundit, ai u kthye në Danimarkë nga një udhëtim në Amsterdam, ku dyshohet se është infektuar me koronavirus.

Ish-futbollisti nuk ishte i vetëdijshëm se ishte mbartës i virusit dhe të dielën e kaluar mori pjesë në ndeshjen Brondby- Lyngby, ku sipas “Daily Mail”, dyshohet se mund të ketë infektuar 13 persona.

Autoritetet shëndetësore në Danimarkë kanë bërë të ditur se po punojnë për të zbuluar persona të tjerë, të cilët mund të kenë pasur kontakt fizik me ish-futbollistin, ndërsa ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?