Korriku, muaji më i nxehtë i regjistruar në histori, temperaturat ekstreme prekën 190 mln njerëz në SHBA

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar “mot jashtëzakonisht të nxehtë” në qytetet verilindore të vendit, veçanërisht New York Washington DC dhe në Boston.

Vala ekstreme e të nxehtit, e cila prej javësh ka përfshirë rajonet jugore të SHBA- së fundmi është përhapur edhe në shtetet veriore, me mbi 190 milionë njerëz.

“Nxehtësia dhe lagështia kanë prekur dhjetëra milionë njerëz në gjithë vendin, duke përbërë rrezik për shëndetin publik”, tha Shërbimi i Motit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyra e Shërbimit Kombëtar Meteorologjik në New York tha se moti jashtëzakonisht i nxehtë pritet të zgjasë dy ditë dhe temperatura e ajrit në disa vende do të arrijë deri në 39 gradë Celsius, duke u bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Thirrje u bëhet njerëzve mbi 65 vjeç e lart, dhe personave me sëmundje kronike te tregojnë kujdes pasi vala e te nxehtit mund tu shkaktoje probleme shëndetësore.

Disa qytetare në New York po luftojnë të nxehtin duke bërë banja dielli në parqe, ndërsa fëmijët freskohen në pishina. Në Washington dhe Baltimore, u paralajmërua se temperatura mund të rritet në 44 gradë Celsius.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?