“Kredi me garant, fond solidariteti dhe ndihmë financiare për bizneset”, Franca hap thesin për paketën e shpëtimit ekonomik

Ndërsa bota lufton kundër Koronavirus, qeveritë e saj kanë nisur planet e shpëtimit ekonomik. Ministri i Financave në Francë Bruno Le Maire u shpreh se Parisi do të shpenzonte “qindra miliardë euro” për të ulur impaktin e virusit në ekonomi.

Qeveria francize ka deklaruar se masat përfshijnë edhe kredi me garant, një fond solidariteti dhe ndihmë financiare për bizneset që do të ulin orët e punës pa prekur pagat e punëtorëve.

Masat që pritet të marrë Franca janë në përputhje me këshillat e bëra nga Von Der Leyen sikundër dhe me nismat e marra nga qeveritë e vendeve të tjera të kontinentit. Ditën e hënë anëtarët e dhomës së tregtisë në Francë dhe biznese të tjera pritet të takohen me ministrin Le Maire për të diskutuar më në detaj planin ekonomik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?