Kremlini mohon komplotin për vrasjen e Gjukanoviçit

Kremlini hedh poshtë të gjitha akuzat për lidhje me përpjekjet për grusht shteti në Malin e Zi.

“Ne, kategorikisht, e mohojmë mundësinë e përfshirjes zyrtare në organizimin e ndonjë veprimi joligjor”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov sot më 7 Nëntor.

Kryeprokurori special i Malit të Zi, Millivoje Katniç akuzoi nacionalistët rusë se planifikuan sulme terroriste në ditën e zgjedhjeve më 16 tetor 2016

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Peskov tha se autoritetet e Malit të Zi nuk kanë dërguar asnjë letër kërkesë Moskës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk e di nëse ka kërkesë përmes shërbimeve speciale por unë nuk kam informacion” nënvizoi Peskov.

Kryeprokurori special i Malit të Zi tha se “nacionalistët nga Rusia” ishin pas përpjekjes për të vrarë kryeministrin e vendit dhe për të organizuar një grusht shteti ditën e zgjedhjeve
parlamentare.

Milivoje Katnic tha se ngjarja përfshinte vrasjen e kryeministrit pro-perëndimor, Milo Gjukanovic me një snajper profesional të distancës së largët.

Komplotistët akuzohen se po planifikonin gjithashtu të futeshin në parlament, për të sjellë në pushtet qeverinë pro-ruse.

Por nuk ka ende prova që shteti rus të jetë i përfshirë në këtë ngjarje. Rreth 20 persona u arrestuan në ditën e zgjedhjeve dhe fillimisht ata u identifikuan si para-ushtarakë serbë.

Tashmë dihet se mes tyre janë qytetarë serbë dhe malazezë, 14 prej të cilëve janë në paraburgim. Kryeprokurori Katnic shpjegoi se ata zotërojnë prova që dy nacionalistë nga Rusia ishin planifikues të kësaj tentative. Ai shtoi se homologu i tij serb i mbajti këta persona nën mbikëqyrje duke parandaluar zhvillimin e plotë të komplotit.
Që prej shkëputjes nga Serbia në 2006, Mali i Zi ka krijuar lidhje me Bashkimin Europian dhe NATO-n, në të cilat vendi synon të antarësohet.

Zoti Katnic tha se grushti i pretenduar i shtetit u planifikua për të ndaluar forcimin e marrëdhënieve të Malit të Zi me Europën dhe për të penguar perspektivën europiane të vendit.

Para zhvillimit të zgjedhjeve, Gjukanovic kishte akuzuar disa grupe opozitare se kishin marrë fonde nga Rusia, ndërkohë që këto grupe e akuzuan ish-kryeministrin për korrupsion dhe nepotizëm.
Partia Demokratike Socialiste e Gjukanovic i fitoi zgjedhjet e tetorit, por nuk arriti të merrte shumicën që ai shpresonte se do t’i jepte një mandat për të përforcuar më tej lidhjet
me Perëndimin.

Megjithatë, shumë malazezë janë të pakënaqur me kursin në të cilin Gjukanovic kërkon ta çojë vendin. Ata mbeten të zemëruar për bombardimet e NATO-s në 1999 në Serbi dhe Malin e Zi, si pjesë e strategjisë për ndalimin e vrasjeve dhe dëbimeve të shqiptarëve etnikë nga Kosova.-Oranews.tv

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?