Krimi monstruoz, i riu u hodh në det nga oficerët e anijes dhe vdiq në mënyrë tragjike

Në Greqi ka shpërthyer zemërimi. Vrasja e Andonis Kariotis, 36-vjeçarit nga Kreta që e hodhën në det oficerët e anijes “Blue Horizon”, ka shkaktuar revoltë. Ai u përpoq të ngjitej në anije, pak sekonda pasi ajo u nis nga porti i Pireut, mbrëmjen e 5 shtatorit.

I ndjeri ishte një njeri tepër i varfër, që bënte punë të vogla për mbijetesë, dhe kohët e fundit kishte humbur edhe nënën, mbështetjen e tij. Viktima ishte i njohur tek të gjithë banorët e Agios Nikolaos Lasithi në Kretë si një njeri tepër i dashur dhe punëtor, por edhe nga personeli i anijeve të linjës Kretë-Athinë.

Kjo ka vënë shumë pikëpyetje për sjelljen e egër kriminale nga oficerët e anijes ndaj 36-vjeçarit, si edhe njoftimin për pasagjerët, se “anija u vonua të niset nga porti i Pireut për shkak të një pengese të shkaktuar nga faktorë të jashtëm, pa lidhje me funksionim tonë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministra dhe vetë kryeministri Mitsotakis, e kanë konsideruar një krim monstruoz. Janë mbajtur protesta paqësore janë kryer në Pire, Selanik dhe Kretë, ndërsa vijon të jetë në vijën e parë të lajmeve dhe interesit publik, pavarësisht situatës emergjente që shkaktoi fenomeni “Daniel”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?