Kriza e shoferëve në Britani mund të përhapet në Europë

Britania është padurim në kërkim për shoferë kamionësh dhe ekspertët paralajmërojnë se mungesa e tyre nuk është vetëm një problem britanik me rrezikun e përhapur në pjesën tjetër të Europës, pas ndërprerjeve shkaktuar në zinxhirin e shërbimit.

Sipas mediave të huaja, imazhet e radhëve të makinave jashtë stacioneve të karburantit britanik janë shkurtuar. Duke iu referuar Shoqatës Britanike të Stacioneve të Gazit, të premten përqindja e stacioneve të benzinës që u përballën me mungesa në zonën e Londrës dhe periferive të saj ishte 16%, ndërsa një ditë më parë ishte 12%.

Kërkesa u dyfishua pasi britanikët u kapën nga paniku dhe mungesa e shoferëve të kamionëve e bëri të pamundur furnizimin e stacioneve të benzinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mungesa e shoferëve të kamionëve është fajësuar kryesisht për Brexit, por ka probleme të qenësishme në industri që po regjistrohen në të gjithë Europën: pensionet, ndryshimi i rregullave të punës, pandemia Covid, pagat e ulëta dhe përqindja e madhe e shoferëve që largohen nga profesioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?