Kryebashkiakja hap një debat dhe prek myslimanët: Jo plazh me rroba, por me bikini
Anna Maria Cisin, kryetare e një bashkie italiane ka nxitur polemika me deklaratën kundër praktikës së hyrjes në det me veshje të tjera përveç rrobave të banjës dhe bikinit. Ajo ka nxitur kryesisht reagimet e myslimanëve, pasi pasi deklarata e saj për qëndrimin në plazh me rroba si të papranueshme, ishte ngacmuese për ta.
“Është një destinacion turistik dhe për këtë arsye sjellja e të huajve muslimanë që zakonisht hyjnë në ujë me rrobat e tyre është e papranueshme. Një praktikë që po shkakton konfuzion dhe që krijon pasoja të padurueshme për kodin e mirësjelljes”, tha ajo. Në një letër të hapur drejtuar komunitetit lokal mysliman, kryebashkiakja e Monfalcone shton: “Ata që vijnë nga realitete të tjera nga tonat, kanë detyrimin të respektojnë rregullat dhe zakonet“.
“Duhet të pushojë praktika e daljes në plazh dhe futjes në ujë me veshje të tjera përveç rrobave të banjës. Nuk mund të pranohen format e ‘islamizimit’ të territorit tonë, të cilat shtrijnë praktika me vlera të dyshimta nga pikëpamja e dekorit dhe higjienës”, pohon në mënyrë të detyrueshme Cisin, anëtare e Lega Nord.
KOHA JONË SONDAZH

