Kryeministri i Irakut: Me vrasjen e Soleimani, u ndez fitili i luftës

Kryeministri irakian, Adil Abdulmahdi, deklaroi se me vrasjen e komandantit të njësitit elitar iranian “Kuds”, Qassem Soleimani, është shkelur integriteti i vendit të tij dhe se është ndezur fitili i luftës shkatërrimtare në këtë vend dhe tërë rajonin. Sipas asaj që raporton Anadolu Agency, Abdulmahdi në deklaratën me shkrim dënoi ashpër sulmin e mbrëmshëm të ushtrisë amerikane në të cilin u vra Soleimani, duke nënvizuar se ai ka qenë simbol i fitores mbi ISIS-in.

“Atentati ndaj një udhëheqësi zyrtar ushtarak irakian përbën armiqësi ndaj popullit, shtetit dhe qeverisë irakiane. Likuidimi i udhëheqësve ushtarakë nga vendet irakiane dhe vëllazërore (Irani) në territorin e Irakut është një shkelje e sovranitetit të vendit tonë, një sulm për nderin e këtij vendi. Për më tepër, ky sulm ndezi fitilin e një lufte shkatërruese në Irak dhe rajon. Sulmi gjithashtu bie ndesh me kushtet e qëndrimit të trupave amerikane në Irak”, porositi Abdulmahdi.

Abdulmahdi po ashtu thirri Kuvendin e Irakut në seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të debatohet për sulmin. Ai tha se thirrjen e ka bërë për të marrë vendimet e nevojshme në kuadër të vërtetimit të pozitës zyrtare irakiane, mbrojtjen e sigurisë dhe sovranitetit. Në sulmin e mbrëmshëm në aeroportin në Bagdadit është vrarë komandanti Soleimani, i cili kryesonte njësinë elitare iraniane të Gardës Revolucionare, ndërsa SHBA-të njoftuan se sulmin e kanë kryer forcat amerikane me direktivë të presidentit të vendit, Donald Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?