Kryeminstri britanik shkon në Kiev, takim me Zelensky-n

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, është takuar me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në vizitën e tij të parë në Kiev që nga marrja e detyrës.

Takimi u mbajt për të “konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar” për Ukrainën, tha një zëdhënës.

“Ne diskutuam çështjet më të rëndësishme si për vendet tona ashtu edhe për sigurinë globale,” shkroi Zelensky në Telegram pas takimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne jemi më të fortë dhe do të arrijmë rezultatet e dëshiruara”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zoti Sunak – i cili mori detyrën muajin e kaluar – tha se ishte “thellësisht përulëse” të ishe në Kiev dhe u zotua se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të qëndrojë pranë ukrainasve në luftën e tyre.

Gjatë takimit me Zelensky, ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të sigurojë një paketë të re të madhe të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar në mbrojtjen e civilëve ukrainas dhe infrastrukturës kombëtare të vendit nga sulmet ruse.

Ukraina ka kërkuar ndihmë nga vendet perëndimore në muajt e fundit mes sulmeve intensive ajrore ruse në Kiev dhe në të gjithë vendin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?