Ky është babai i “krisur” që guxoi të çonte të birin buzë një shkëmbi 121 metra të lartë

Një baba ka pasur guximin që të afronte djalin e tij të vogël buzë një shkëmbi 121 metra të lartë në Sussex-in Lindor.

Ky është një vend i njohur bregdetar në Angli ku turistët venë jetën e tyre në rrezik çdo ditë.

Vizitorët në bregdet filmohen shpesh duke u varur nga shkëmbinjtë e lartë dhe të rrezikshëm të Seven Sisters, pranë Eastbourne.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi, ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen ishte babai që guxoi që të afronte fëmijën në skajin e shkëmbit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në dy fotot e publikuara ai shihet duke u afruar drejt skajit në mënyrë të rrezikshme bashkë me djalin vogël në krah.

Një gabim i vogël dhe guximi i tepërt i babait mund t’ju kishte kushtuar jetën të dyve.

Në qershor të vitit 2017 një student nga Koreja e Jugut Hyewon Kim u rrëzua për vdekje ndërsa po përpiqej që të shkrepte disa foto me pamje spektakolare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?