La të birin 3-vjeçar të agjëronte për vdekje, nëna mbyllet në psikiatri
Olabisi Abubakar, 42 vjeç me origjinë nga Nigeria por që jeton në Uells të Britanisë së Madhe, u ndalua për një kohë të pacaktuar sipas Aktit të Shëndetit Mendor të vitit 1983, pasi u konsiderua si një rrezik për publikun. Abubakar la djalin e saj Taiwo të agjëronte për vdekje gjatë kufizimeve të Covid-19, duke besuar se kjo do ta shpëtonte kombin nga virusi.
Ajo u gjet e dobët dhe e dehidratuar rëndë në qershor 2020 pranë trupit të djalit të saj në banesën e tyre në zonën Cathays të qytetit. Policia u detyrua të shpartallonte hyrjen për t’u futur në pronë më 29 qershor. Në atë kohë ata kishin agjëruar për rreth 3 deri në 4 muaj, tha gjykata.
Taiwo që kishte vdekur prej disa kohësh, peshonte 22 paund dhe sipas mjekëve ligjor rezultoi të kishte humbur jetën nga kequshqyerja dhe dehidratimi. Si një e krishterë e devotshme pentekostale ajo kishte agjëruar për shumë vite. Ajo e kishte vendosur veten dhe djalin e saj në agjërim të zgjatur me shpresën se Zoti do t’i jepte mbrojtje vendit nga virusi.
KOHA JONË SONDAZH

