Lëkundjet e tërmetit, uji i pishinës shndërrohet në ujëvarë (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 u regjistrua në Filipinet qendrore, me epiqendër 40 km në thellësi të tokës, 1.4 km nga qendra e Gutad dhe 23 km nga qyteti i San Fernando. Ky është raporti i Institutit Amerikan të Gjeofizikës.

Tronditja e fuqishme e tërmetit ka shkaktuar rrëzimin e të paktën dy ndërtesave civile dhe disa kishave, shumë prej të cilave datojnë ne shekujt e sundimit kolonial spanjoll, duke vrarë të paktën 11 persona. Mijra banorë kanë dalë në rrugë të tmerruar dhe të tjerë janë evakuuar nga banesat e tyre.

Në një video të regjistruar në mënyrë amatore, shihet se nga një prej rrokaqiejve të Manilas, uji i pishinës mbi gradaçelë, për shkak të lëkundjeve të forta, nisi të rrjedhë poshtë si të ishte ujëvarë, gjë që shtoi edhe më shumë panikun mes banorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?