Linda Yaccarino emërohet si drejtuese e Twitter
Elon Musk premtoi në dhjetor se do të dorëzonte menaxhimin e Twitter sapo të gjente dikë mjaftueshëm të çmendur për të marrë përsipër këtë punë. Të enjten në mbrëmje, Musk njoftoi se kishte punësuar një menaxher të përgjithshëm për Twitter, i cili do të fillojë pas rreth gjashtë javësh. Sot ai zbuloi identitetin, Linda Yaccarino, drejtoreshë e reklamave për NBCUniversal. Emri qarkullonte prej disa orësh në shtyp, para se grupi mediatik të konfirmonte largimin e drejtueses së lartë të tij.
KOHA JONË SONDAZH

