Lindi nën rrënojat e tërmetit, por humbi gjithë familjen e saj! Vajza që përloti botën është sot 6 muajshe

Afraa u gjet në rrënojat e një ndërtese të shembur në Siri, ku kordoni i saj i kërthizës ishte ende i lidhur me nënën e saj, e cila kishte vdekur menjëherë pas lindjes. Historia dhe videoja e shpëtimit të saj magjepsi botën dhe solli buzëqeshjen e munguar, në mesin e atyre që përjetuan tragjedinë e tërmetit të shkurtit.

Ardhja në jetë e Afraas mund të duket si një histori e frymëzuar nga filmat apo përrallat, apo nga ato histori të cilat përcillen brez pas brezi si mite, mirëpo ditëlindja e vogëlushes që sot është 6 muajshe do të mbahet mend gjithmonë.

Afraa mori jetë nën rrënoja pas një tragjedie që ndodhi në lagjen, qytetin dhe vendine saj. Një tërmet i fuqishëm, i cili tronditi kollonat e larta të ndërtesave dhe i hodhi ato në tokë, ndodhi teksa Afrra ishte akoma në barkun e nënës së saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot Afraa është 6 muajshe, dhe është në duart e hallës dhe xhaxhait të saj, të cilët po e rrisin atë së bashku me shtatë fëmijët e tyre në qytetin sirian Jidayris, jo shumë larg kufirit turk.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?