Linja hekurudhore në Bregun Lindor – Kina dhe Malajzia rinisin “superprojektin”

Kina ka arritur një marrëveshje me Malajzinë për të rifilluar projektin e linjës hekurudhore në Bregun e Lindjes me një kosto më të vogël. Projekti do të kushtojë 44 miliardë ringgit ose 10.7 miliardë dollarë në vend të 65.5 miliardë ringgit që ishte vendosur në fillim.

Kryeministri Mahathir Mohamad rinisi bisedimet mbi lidhjen hekurudhore pasi e anuloi atë më parë, ndërsa vendi i Azisë Juglindore u përpoq të ngushte deficitin e tij të buxhetit. Marrëveshja mund të jetë një ndihmë për Iniciativën e “Belt and Road” të Kinës, i cili ka parë qeveritë aziatike nga Myanmari në Maldive të rivlerësojnë  investimet kineze mes shqetësimeve mbi sovranitetin dhe huamarrjet e mëdha.

Linja hekurudhore ka për qëllim të lidhë shumicën e bregut lindor të Malajzisë Peninsulare, ekonomia e të cilit është në bregun më të pasur perëndimor, në një port të madh pranë kryeqytetit Kuala Lumpur. Kostoja e projektit u bë shumë më e madhe pasi ndërtimi filloi, ndërsa ministria e financave vlerësoi se çmimi mund të arrijë deri në 81 miliardë. Firma e ndërtimit Kineze dhe ajo Majlazeze nënshkruan një marrëveshje plotësuese për koston e reduktuar pas muajsh bisedimesh midis kompanive dhe dy qeverive. Marrëveshja mbulon aspektet e inxhinierisë, prokurimit, ndërtimit dhe komisionimit të lidhjes hekurudhore.

“Nga ky reduktim me siguri do të përfitojë Malajzia dhe do të lehtësojë barrën mbi pozicionin financiar të vendit”-tha zyra e kryeministrit në deklaratë. Mahathir ka treguar më shumë vullnet për të ringjallur disa projekte të infrastrukturës, pasi hyri në shkurtime të shpenzimeve dhe një goditje korrupsioni vitin e kaluar. Malajzia diskutoi për mbledhjen e fondeve të mundshme nëpërmjet një shitje të bonove në dollarë në jug me mbështetjen e Kinës.

Burimi:Bloomberg /Scan

SHKARKO APP