Liria e medias, 10 vendet më të sigurta për gazetarët
Në raportin e organizatës jo qeveritare ”Reporterët pa kufij”, Shqipëria renditet në vendin e 82-të, duke listuar një sërë problemesh që ndesh aktualisht gazetaria shqiptare. Sipas raportit, media sulmohet vazhdimisht nga qeveria dhe krimi i organizuar dhe synojnë t’i frenojnë nga investigimi i korrupsionit. Po kush janë vendet ku liria e medias është në nivele të kënaqshme dhe gazetarët janë më të sigurtë? E para në listë renditet Norvegjia, më pas Finlanda e Suedia.