Londra përgatitet për një Brexit pa marrëveshje me Brukselin

Britania e Madhe ka planifikuar të publikojë grumbullin e parë prej 25 dokumentesh për të qenë të përgatitur në rast se vendi largohet nga Bashkimin Europian pa arritur një marrëveshje me Brukselin.
“Grumbulli i dokumenteve, rreth një e treta e totalit që sekretari i Brexit Dominic Raab ka planifikuar të publikojë në javët e ardhshme, mbulon fusha të tilla si masat mbrojtëse bërthamore dhe rregullat e ndihmës shtetërore,” deklaroi sot Raab për BBC-në.

“Unë jam ende i bindur se një marrëveshje e mirë gjendet në vizionet tona,” shtoi ai.

“Ne kemi arritur në një marrëveshje për rreth 80% të çështjeve,” deklaroi Raab, përcjell Atsh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bisedimet janë të bllokuara lidhur me çështjen e kufirit midis Republikës së Irlandës, një anëtar i BE-së, dhe Irlandës së Veriut të administruar nga Britania e Madhe, e cila do të largohet nga BE-ja së bashku me Britaninë e Madhe, që do të thotë që një kufizim i jashtëm i BE-së do të krijohet në ishullin e Irlandës, duke vendosur kontrolle të emigracionit dhe dogana.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?