Lufta në Izrael, çifti dhuron dashuri dhe puthje teksa pret vdekjen në festival

Në luftë ka dashuri. Amit Bar dhe partneri i saj Nir ishin në mesin e atyre që morën pjesë në festivalin Tribe of Nova në Re’im kur Hamas hapi zjarr, duke vrarë më shumë se 260 njerëz. Amit bëri një foto me partnerin e saj në Instagram.

Ata ishin shtrirë në disa shkurre për të mos u parë dhe në atë moment kur nuk e dinin se cili do të ishte fati i tyre, vendosën të bënin një selfie që të gjithë të kujtonin dashurinë e tyre në rast se vdisnin. Këtë gjë e vulosën me një puthje.

“Kur raketat filluan të binin, Ziv ndihmoi dy vajza dhe u sigurua që t’i qetësonte, duke u thënë se gjithçka do të mbaronte së shpejti”,-tha Amit për agjencinë e lajmeve izraelite N12. Dy orë më vonë, Zivi telefonoi dhe u tha miqve të tij se ishte me një grup tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne u përpoqëm të bërtisnim dhe ta telefononim, por ai nuk e dëgjoi. Gjatë gjithë kësaj kohe ne pamë terroristët duke vozitur me automjete dhe duke qëlluar në çdo drejtim”, tha vajza.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?