Lufta po nis, Rusia vret ushtarakun e inteligjencës së Ukrainës
Sulmet kanë nisur dhe lufta mund të shpërthejë. Nga sulmet në zonat e okupuara prej rebelëve rus, janë ekzekutuar 48 orët e fundit dy ushtarakë të Ukrainës.
Njëri prej tyre Denys Sydorov, 35 vjeç, oficer inteligjencës ushtarake me origjinë nga Kievi i cili humbi jetën në rajonin Donbas. Sipas departamentit të medias në ushtrinë e Ukrainës ai shërbente në Brigadën 30.
Për këtë ngjarje foli edhe presidenti Volodymyr Zelensky, i cili tha se Sydorov la pas tre vajza dhe bashkëshorten. Më e vogla prej tyre 1 vjeçe.
Gjatë tre ditëve të fundit Rusia përmes rebelëve të saj në zonat e okupuara ka intensifikuar sulmet. Zona më e goditur është rajoni Donbas në Lindje të Ukrainës.
KOHA JONË SONDAZH

