Macron fton Papa Françeskun për të vizituar Francën

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Papa Françesku do të vizitojë Francën pasi vendi është i zhytur në pikëllim pas zjarrit në Notre Dame të Parisit.

“Unë fola me Papën në telefon. Natyrisht, që e ftova që të vinte në një kohë që për të do të ishte më e përshtatshme”, tha Macron.

Papa Françesku shprehu pikëllimin e tij për zjarrin në katedrale dhe falënderoi ata që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar katedralen shekullore dhe objektet brenda saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reuters raporton se Papa shprehu dëshirën e madhe ta shihte atë të restauruar sa më shpejt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?